Sigurimi i cilësisë

Sigurimi i cilësisë në Institucionet e AAP-se, Udhëzues praktik për implementim

Ky manual përmban tre udhëzues praktik për të përkrahur institucionin tuaj që ti përgjigjet në mënyrë efektive aspekteve që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë sipas kërkesave të AKK-së dhe të ju ofroj një “dokument punues” që mund të përdoret nga vet ju dhe koleget tuaj me qellim që të implementohen në mënyrë të suksesshme dhe të  plota praktikat e sigurimit të cilësisë.

Udhëzues për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të cilësisë për vlerësim të jashtëm të AAP-se në Kosovë.

Ky udhëzues do te ofroj një pasqyrim fillestar të roleve dhe përgjegjësive ekzistuese sa i përket vlerësimit të jashtëm të AAP-së, identifikon çështjet dhe mangësitë që dalin në pah, dhe ofrojnë një pasqyrim gjithëpërfshirës në lidhje me çka është e nevojshme për tu bërë në mënyre që të sigurohet se struktura ekzistuese rezulton në një sistem kualitativ i cili i përshtatet qëllimit dhe jep kontribut real në përmirësimin e cilësisë të AAP-së në Kosovë.

 

Udhëzues për sigurimin e cilësisë të institucioneve të akredituara për të ofruar AAP post-sekondare

Ky dokument merret me sigurimin e cilësisë të institucioneve të akredituara për të ofruar arsim dhe aftësim  post-sekondare. Arsimi post-sekondar është i definuar si ofrim i arsimit  deri tek niveli 5i KKK-së.
Dokumenti bën rekomandime për aranzhimet e sigurimit të cilësisë të cilat do të plotësojnë nevojat e këtyre institucioneve dhe ofruesve tjerë në Kosovë.

Dokumente per shkarkim

Sigurimi i cilësisë në Institucionet e AAP-se, Udhëzues praktik për implementim
Udhëzues për sigurimin e cilësisë të institucioneve të akredituara për të ofruar AAP post-sekondare
Udhëzues për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të cilësisë për vlerësim të jashtëm të AAP-se në Kosovë