Konkurs për verifikimin e standardeve të profesionit

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve profesionale të rekomanduara nga Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të Rritur për aprovim nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për këto profile nga:

 

Sektori i Sigurisë së Ushqimit dhe Nutricionizmit:

  • Asistent i Nutricionizmit dhe Sigurisë së ushqimit

Sektori i  Zjarrfikësve:

  • Specialist i mbrojtjes nga zjarri

Sektori i Shëndetësisë

  • Teknik i Farmacisë

Sektori i Ekonomisë:

  • Shitës me shumicë dhe pakicë

Sektori i Turizmit:

  • Udhëheqës i grupit turistik

 

Sektori i Komunikacionit:

  • Instruktor i vozitjes

 

Sektori i Administratës Publike në Nivelin Qendror dhe Lokal:

  • Profesionistët-Specialistët e Administrimit të Politikave

Sektori Bujqësi

  • Kultivues i Rrushit
  • Kultivues i Perimeve

Sektori Prodhim dhe Përpunim i Ushqimit

  • Konzervues i Pemëve dhe Perimeve
  • Prodhues i Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe Plastika
  • Asistent i Punëtorit të prodhimit-përpunimi i frutave, perimeve dhe mishit (Arsimi për fëmijë me nevoja të veçanta)
  • Asistent i punëtorit të kulturave bujqësore- Prodhim i perimeve (Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta)

 

Sektori Shërbime

  • Rrobaqepës/Modelues

 

Sektori Inxhinieri dhe Tregti Inxhinierike

  • Mekanik i Sistemeve Hidraulike dhe Pneumatike

 

 Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

- Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë standardet profesionale dhe krahasojnë me Udhëzuesin për zhvillimin dhe  

  verifikimin e standardeve profesionale dhe dokumentet tjera të AKK;

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me verifikimin e standardeve

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

 

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net


Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 19.06.2017 do 03.07.2017.