Konkurs për ekspert për proceset e validimit dhe akreditimit

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kurse dhe kualifikime në:

Sektori Social

  •    Asistent i Kujdesit Social Shëndetësor

Sektori i Gjuhës

  •  Gjuhë Gjermane

Sektori i Bujqësisë

  •  Teknik Agrobiznesi

Sektori i Ekonomisë

  •  Nëpunës i Kontabilitetit/ Libërmbajtës ( Bookkeeper)

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP  për akreditim të    

  institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net
Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 06.03.2017 deri më 20.03.2017