Kokurs

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve profesionale të aprovuara nga Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të Rritur për këto profile:

 

Sektori: Përpunim i lëkurës

  1. Teknologjia e prodhimit te këpucëve dhe galanterisë.

Sektori:  Makineri

  1. Autongjyrosës.

Sektori:  Përpunim i drurit

  1. Dizajni i enterierit dhe teknologjia e drurit.

Sektori:  Shërbime

  1. Grimer/Grimere.
  2. Manikyrist/ Manikyrise.

Sektori:  Ekonomi

  1.  Nëpunës/Nëpunëse Kontabiliteti.

 

Sektori:  Estetike

  1. Edukim profesional për kozmeticente.

Sektori:  Transport

  1. Transport rrugor.

Sektori:   Trafik Rrugor

  1. Trafik Rrugor.

 

 Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

- Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë standardet profesionale dhe krahasojnë me Udhëzuesin për zhvillimin dhe  

  verifikimin e standardeve profesionale dhe dokumentet tjera të AKK;

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me verifikimin e standardeve

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net
Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 07.04.2016 deri më 21.04.2016.