Republika e Kosovës pranohet anëtare e Grupit Këshilldhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK)

Sukses i jashtëzakonshëm i AKK-së është anëtarësimi i AKK-së në Grupin Këshillues të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve. Anëtarësimi është rezulat i një procesit të gjatë të zhvilluar nga AKK,  së pari duke hartuar raportin e Referencimit të KKK ndaj EQF, që synim kryesore ka ndërlidhjen dhe krahasueshmërinë  e sistemit dhe kualifikimeve ndërmjet  KKK dhe KEK, bazuar në 10 kriteret e referencimit.

 Për hartimin e raportit janë organizuar 6 punëtori, me të gjitha palët e interesit të KKK-së, si dhe 7 punëtori tjera me anëtarët e grupit bërthamë gjatë vitit 2013 dhe 2014. Po ashtu, AKK-ja gjatë hartimit të draftit-raportit, në vazhdimësi është konsultuar edhe me ekspertë ndërkombëtarë rreth rekomandimeve, të cilat janë inkorporuar në këtë raport dhe që kanë pasur ndikim në cilësinë e raportit.

Më pas, AKK-ja ka inicuar kontaktet bilaterale përmes disa takimeve në Bruksel me KE-në, për anëtarësim dhe prezantim të këij raportit, si dhe përmes Ministri të Arsmit, Shkencës dhe Tekonologjisë, është përcjellë kërkesa për anëtarësim dhe prezantimi të tek shtetet anëtare të BE-së, më konkretisht Grupi Këshillues të KEK për vlerësim.  Në Maj të vitit 2015 AKK u ftua si pjesëmarrësë vëzhguese në takimin e 31 të grupit Këshilldhënës të KEK. Ndërsa,  në Tetor të këtij viti u pranua ftesa zyrtare nga KE-ja për anëtarësim në grupin këshilldhënës të KEK, dhe AKK-ja mori pjesë në takimin e 33 të grupit  këshilldhënës të KEK, që u mbajt në Berlin të Gjermanisë.

 Anëtarësimi do t’i mundësojë AKK-së që bëjë prezantimin e raportit, si dhe lidhjen zyrtare të KKK-së me KEK, duke mundësuar kështu krahsueshmëri të kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Kosovë me atë të vendeve evropiane, si dhe mobilitet të fuqisë punëtore në vendet e Bashkimit Evropian.