Korniza Kombëtare e Kualifikimeve dhe Raporti i Referencimit KKK-KEK

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është një komponent e rëndësishme në kuadër të reformave të sistemit të kualifikimeve në Kosovë. Me këtë synohet të përmirësohet qasja në punë dhe të mësuar të mëtutjeshëm, duke u siguruar që kualifikimet të jenë në harmoni me kërkesat për punësim, t’i përmbushin kërkesat e individëve, të ekonomisë dhe institucioneve të arsimore dhe aftësuese. KKK do të mbështes përmirësimet cilësore në zhvillimet e kualifikimeve të cilat janë të bazuara në standarde dhe ne sigurim rigoroz të cilësisë. KKK ofron transparencë të sistemit të kualifikimeve kombëtare, duke qartësuar natyrën e kualifikimeve, ndërlidhjen e kualifikimeve dhe duke ofruar një bazë për arritshmëritë përgjatë të gjitha pjesëve të sistemit te edukimit. KKK do të mbështesë progresin dhe lëvizshmërinë për mësim gjatë gjithë jetës, përmes shtigjeve të arsimit dhe aftësimit brenda sistemit. KKK po ashtu ofron qasje për të mësuarit fleksibil, të fokusuar sipas kërkesave të individëve për punësim duke hapur mundësitë për njohjen e mësimit paraprak. KKK është zhvilluar ne harmoni me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK) dhe  krijon bazë për bashkëpunim dhe njohje reciproke ndërmjet KKK dhe KEK.

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve janë themeluar në bazë të Ligjit për Kualifikimet Kombëtare (Ligji 03/L-060). Autoriteti Kombëtar i  Kualifikimeve ka Këshillin Drejtues të përbërë nga 13 anëtarë nga ministritë relevante, universitetet, partnerët social, organizatat joqeveritare dhe nga ofruesit tjerë privat.  Ky  këshill mban përgjegjësinë për menaxhimin strategjik të KKK.     

Struktura themelore e Kornizës përbëhet prej tetë niveleve në të cilat kualifikimet dhe modulet mund te vendosen. Secili nivel i KKK është i përcaktuar me nga një formulim i përshkruesve te niveleve. Këta përshkrues te niveleve janë të ndara ne tri komponentë: njohuri, shkathtësi dhe kompetenca .   

Korniza përfshinë të gjitha llojet dhe nivelet e kualifikimeve dhe certifikimeve ku secili nivel i Kornizës do të përmbajë kualifikimet e madhësive të ndryshme dhe këto  kualifikime  hartohen për qëllime të ndryshme. 

Të gjitha kualifikimet dhe/ose modulet në KKK duhet të kenë cilësinë e siguruar si dhe mekanizmat e vlerësimit te zbatueshme për t’u siguruar se ato janë korrekte dhe objektive, fleksibile, valide, të besueshme, të mjaftueshme, praktike, me kosto efektive si dhe transparente. Për te siguruar cilësia, institucionet duhet zhvilluar dhe kombinuar kontrollet e brendshme dhe te jashtme si dhe te jete i nënshtruar nga kontrolli i jashtëm nga një institucion përkatës. AKK dhe institucionet tjera përkatëse  do të luajnë rol të rëndësishëm në fuqizimin e mekanizmave të jashtëm në procesin e sigurimit të cilësisë.

Ligji për Kualifikime Kombëtare (Neni 3, Paragrafi 3) e bënë të qartë se aspektet e përgjegjësive të AKK-së do të jenë të përbashkëta ne raport me institucionet tjera – “Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve i krijuar sipas dispozitave të këtij ligji rregullon edhe dhënien e kualifikimeve brenda Kornizës, me përjashtim të kualifikimeve të cilat rregullohen me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe kualifikimet që rregullohen saktësisht edhe me dispozitat e ligjeve tjera”.

 Përgjegjësia operative  për  KKK është e përbashkët për tre institucionet e autorizuara:

  • AKK për kualifikimet e arsimit  dhe aftësimit profesional;
  • Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) për kualifikimet e arsimit të përgjithshëm;
  • Agjencia  Kosovare e Akreditimit për Kualifikimet e Arsimit të Lartë.

Për KKK, të tri institucionet punojnë sipas parimeve të përbashkëta, praktikave, dhe kritereve për funksionet kryesore të KKK: verifikimin e standardeve te profesionit, validimin e kualifikimeve; akreditimin e  institucioneve për të ofruar këto kualifikime; si dhe vlerësimin e sigurimit të cilësisë dhe certifikimit. 

Institucionet gjegjëse  AKK, AKA, dhe MASHT kanë role të veçanta në lidhje me zhvillimin, validimin, akreditimin, vlerësimin dhe certifikimin për lloje të veçanta të kualifikimeve. Ky është një parim i rëndësishëm i menaxhimit të KKK sepse këto role dhe përgjegjësi përcaktohen sipas llojit të kualifikimit dhe  nivelit te kualifikimit.

Struktura e menaxhimit  të KKK-së është e prezantuar si në vijim:

Menaxhimi Strategjik i Kornizës

Këshilli  Drejtues i AKK-KKK

Përfaqësuesit e ministrive, universiteteve, partnerëve shoqërorë, OJQ-ve & sektorit privat

 

Menaxhimi Operacional i Kornizës

Duke punuar sipas parimeve të përbashkëta, praktikave dhe kritereve për funksionet kryesore:

MASHT

Kualifikimet e Arsimit të Përgjithshëm

AKK

  Kualifikimet Profesionale të të gjitha llojeve

KKSC/AKA

Kualifikimet e Institucioneve të Arsimit të Lartë

Dokumenti i KKK është publikuar në vitin 2011 dhe tani është në procesin e editimit, i cili pritet të përfundoj brenda vitit 2016.

Procesi i Nderlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve është e dobishme në pothuajse të gjitha sferat shoqërore, ekonomike dhe politike. Përmirësimi i cilësisë, lëvizshmëria, fleksibiliteti, punësimi dhe mësimit gjatë gjithë jetës janë vetëm disa nga elementet që do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies në Kosovë.
AKK-ja ka punuar për një kohë të gjatë rreth krijimit të KKK dhe tani konsiderojmë se  është koha ku procesi ndërlidhjes mund të ndihmojë më shumë në lidhje me funksionimin dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Ketu gjeni edhe Raportin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Europiane të Kualifikimeve i prodhuar nga AKK.

 

Dokumente per shkarkim

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve
Raporti i Referencimit ne KEK