Korniza Evropiane e Kualifikimeve

KEK është një kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme evropiane dhe shërben  si një mjet  për t’i bërë kualifikimet  më të lexueshme dhe më të kuptueshme  nga vendet  dhe sistemet e ndryshme evropiane.  Ajo i ka dy  qëllime kryesore,  ta promovojë lëvizshmërinë e njerëzve ndërmjet shteteve të ndryshme dhe t’ju mundësojë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Formalisht rekomandimi hyri në fuqi në prill të vitit 2008. Ai e cakton vitin 2010 si një datë të rekomanduar kur shtetet evropiane do t’i përshtatin sistemet e tyre kombëtare KEK-së, kurse vitin 2012 si datë kur shtetet do të sigurojnë se certifikatat e kualifikimeve individuale u referohen niveleve përkatëse të KEK-së. 
KEK do t’i ndërlidhë sistemet kombëtare të kualifikimeve  të shteteve të ndryshme dhe kornizat e tyre rreth një kornize të përbashkët evropiane – tetë niveleve të saj. Nivelet përfshijnë të gjitha shkallët e kualifikimeve, prej nivelit bazik (Niveli 1, p.sh. certifikata për përfundimin e arsimit të detyrueshëm) deri te niveli i avancuar  (Niveli 8, p.sh. doktoratura).

Dokumente per shkarkim

Korniza Evropiane e Kualifikimeve