Eu Kosvet V

Zhvilllimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimit i  AKK & KKK në  Kosovë- “EU Kosvet V” 2009/216-809

QËLLIMI I PROJEKTIT

Projekti në mënyrë specifike do të mbështesë zhvillimin e sistemit të sigurimit të cilësisë, kualifikimeve dhe akreditimit   në Kosovë, sidomos në Arsim dhe Aftësim Profesional (‘AAP’). Do të mbështesë zhvillimin dhe ngritjen e kapacitetev të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kulifikimeve në përputhje dhe në linjë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (‘KEK’).

 

SYNIMI I PËRGJITHSHËM

Të mbështetesë Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të arsimit  për mësim gjatë gjithë jetës dhe të perspektivës së punësimit.

 

DETYRA 1: Kualifikimeve

Azhurimi i politikës dhe kritereve për nivelizim dhe aranzhim të kualifikimeve sipas Kornizës së re  të Kombëtare.

DETYRA 2:

Mbështesë Përfituesit në shqyrtimin, zhvillimin dhe vlerësimin e kualifikimeve të AAP-së.

DETYRA 3:

Analiza pune për zhvillim të standardeve të punës dhe elaborim të kualifikimeve.

DETYRA 4:

Elaborimi dhe testimi i kornizës së sigurimit të cilësisë për AAP.

DETYRA 5:

Ngritje të  Vetëdijes, Komunikim dhe Shpërndarje të rezultateve të projektit.

TË TJERA:

Ngritja institucionale dhe e kapaciteteve për Institucionet Përfituese dhe Palët e rëndësishme.

 

 

REZULTATI 1:

Krijimi i materialit themelor dhe mjeteve operative që kanë të bëjnë me kornizën ligjore të kualifikimeve dhe sigurimin e cilësisë të AAP-së, Ligjin për Kualifikime Kombëtare  dhe krijimin e efikasitetit në sigurimin e cilësisë në Kosovë dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

REZULTATI 2:

Të zhvillojë dhe implementojë kornizën ligjore dhe infrastrukturën për akreditimin e ofruesve të AAP-së, me standarde të përcaktuara kombëtare dhe me sistem të monitorimit dhe shqyrtimit të  Kualifikimeve të AAP-së në linjë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (‘KEK’)

REZULTATI 3:

Të krijojë dhe avancojë kualifikimet e VET-së, materialet e programit mësimor, manualet dhe udhëzimet mbi sigurimin e cilësisë.

REZULTATI 4:

Të përforcojë dhe zhvillojë kapacitetin teknik dhe administrativ të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve,  të insitiucioneve dhe partnerëve të tjerë relevant përfitues që janë pjesë e akreditimit dhe cilësisë.

REZULTATI 5:

Të ngrisë vetëdijen në mesin e publikut të gjerë sa i përket rolit dhe funksioneve të sistemit të sigurimit të cilësisë,  AKK dhe KKK dhe përfshirjen në implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)

Grupet e Synuara
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në terma të përgjithshëm është referuar si "përfitues kryesor".

 

Për shkak të përfshirjes së përgjithshme të KKK, të gjithë sektorët e Ministrisë potencialisht kanë një interes në projekt, përfshirë Arsimin e Përgjithshëm dhe Arsimin e Lartë. Megjithatë, synimi specifik i sektorit të AAP-së në të gjitha Detyrat e projektit do të thotë se Sektori i AAP-së MASHT-it duhet të ketë rolin qendror në të gjitha aktivitetet e projektit.

Duhet theksur se Sektori për Nevoja të Veçanta të Arsimit  duhet të vlerësohet si përfitues specifik i njërës nga aktivitetet në Detyrën 2.3.

 

Institucionet e tjera që kanë rolin kryesor në të gjitha Detyrat e projektit janë:
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional (KAAP).

 

Termat e përgjithshme përfshijnë përfituesit tjerë të projektit, si:

  • Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale (MPMS);
  • Institucionet e nivelit qendror me përgjegjësi  dhe AAP përfshirë inspekoratet, dhe ata që janë përgjegjës për zhvilllimin e certifikimit apo kualifikimeve  mbi sigurim të cilësisë përfshirë organizatat e punëdhënësve dhe asociacionet profesionale;
  • Partnerët Shoqërorë-  Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Bashkimi i  i Sindikatave të Pavarura tëKosovës (BSPK);
  • Mësuesit dhe studentët;
  • Komunitetet lokale, përfshirë përfaqësuesit e minoriteteve dhe personat me aftësi të kufizuar, që janë përfitues të fundit të asistencës.
  • Monitorimi i çështjeve/rezultateve kyqe

 

Tabela më poshtë paraqet çështjet kyqe.
Strategjia e shpërndarjes e zhvilluar dhe ngjarja e lançimit e mbajtur në dhjetor 2009
Plani I trajnimit në dispozicion për implementim
Dokumentacioni i politikës dhe Plani Operativ i KKK-së  
Udhëzimet dhe Doracak Kombëtar
Diskutimi publik mbi politikën dhe procedurat e KKK-së
Udhëtim Studimor mbi AKK-në
Korniza e Sigurimit të cilësisë për AAP-në e zhvilluar
Metodologjia dhe Udhëzimet për Analizë Profesionale
Kualifikimet prioritare të definuara
Web faqja e lançuar e KKK-së
Vizitë mbikqyrëse për Udhëheqësinë e KKK-së
Uidhëtim Studimor sa i përket Akreditimit
Standardet  Profesionale të zhvilluara për kualifikimet bazë
Kualifikimet prioritare të adaptuara për nevojat e studentëve me paaftësi në të mësuar
Procedurat e elaboruara të politikës për akreditim/transfer të kredive
Konferencë finale e shpërndarjes

 

Principet kryesore për suksesin e projektit:

  • Përgjegjësitë  e ndara në mes të MASHT, AKK-së  dhe palëve të tjera të rëndësishme
  • Qasje e udhehequr nga kërkesa, përgjegjëse për nevojat e biznesit, tregut të punës dhe të gjitha pjesët tjera të shoqërisë;
  • Ngritja e kuadrove
  • Përfshirja
  • Transparenca dhe fleksibiliteti, me qëllim të promovimit të lëvizjes, adaptimit dhe ndërmarrësisë  në gjithë tregun e punës;
  • Tërësia
  • Platformë për inovacion afat gjatë
  • Cilësia për të ngritur standardet dhe përmbushur sfidat e konkurrencës ndërkombëtare
  • Njohja ndërkombëtare duke u bazuar në praktikat më të mira Evropiane dhe sigurimin e përputhshmërisë me BE-në
  • Ngritja e vëmendjes në të gjitha komponentet e çështjeve të ndërlidhura, veçanëisht përkitazi me përfshirjen shoqërore, gjininë dhe interesat e grupeve të cenueshme të shoqërisë.

Strategjia

  • Ndërtimi i besimit
  • Promovimi i së drejtës maksimale të përfitimit mbi projektin
  • Inkurajimi i dialogut të shëndetshëm në mes të palëve të rëndësishme
  • Puna me ekipet e përziera të BE-së dhe ekspertët rajonal/nacional
  • Sigurimi i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë afat gjate
  • Projekt menaxhment efikas
  • Sigurimi i cilësisë në dhënien e projektit
  • Dedikimi  në rendin e ditës së të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe progresi në drejtim të integrimit të mëtejmë në BE

 

 

Faza e fillimit

  • Nominimi i koordinatorit të MASHT-it
  • Azhurim mbi statusin dhe planin e ndërtimit institucional  të AKK-së dhe KAAP
  • Themelimi i grupeve punuese për AKK dhe KAAP:Shqyrtim i nën komiteteve dhe lejimi i ndryshimeve nëse është e nevojshme
  • Shqyrtimi i Grupit Strategjik të Sigurimit e Cilësisë mbi baza të punës të kryera në KOSVET II dhe themelimi  i Grupit Strategjik SC
  • Definimi i termave të përgjithshëm për të gjitha grupet punuese të përfshira
  • Miratimi mbi të kuptuarit e përbashkët të definimit të kualifikimeve ‘themelore” për Detyrën 2.2
  • Plani për ngritjen e kuadrove dhe dhe nevojat e trajnimit të definuara për aktivitetet lidhur me  ngritjen institucional edhe të kuadrove
  • Krijimi i zyres
  • Ekipi

 

EU KOSVET V

Data e fillimit: 01 shtator 2009

Data e përfundimit: 21 dhjetor 2011